Biznesi i blerjes së votave me rritje pagash

Hënë, 29 October 2018 09:07

Nga Fatos Çoçoli

Pak ditë më parë qeveria deklaroi rritje pagash në mars ose prill të vitit 2019.

Janë 20 milion euro më shumë për mbi 60 mijë punonjës buxhetorë: 35 mijë arsimtarë, rreth 19 mijë infermierë dhe mjekë dhe mbi 6 mijë punonjës të burgjeve që do të marrin mesatarisht 25 euro më shumë në muaj në xhepat e tyre.

Rritja e pagave është lajm i mirë për qytetarët, lajm i keq për ekonominë.

Po pse? Qeveria nuk i rriti pagat për këtë vit, edhe pse rritja ekonomike pritet rreth 4 përqind, diçka më pak se parashikimi i rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm(4.2 përqind).

Veproi drejt, pse nga mbledhja e taksave nuk realizon aq shumë të ardhura shtesë, sa të justifikojë rritje rrogash.

Por viti 2019 është vit zgjedhor. Dhe arësyetimi ekonomik nuk qëndron më. Vendin e tij e zë rrumpalla zgjedhore.

Nëse planifikon një vit ekonomik të suksesshëm 2019, me ulje borxhi dhe defiçiti buxhetor, atëhere pse nuk i rrit rrogat që në 1 shkurt 2019(efekti i marrjes së rrogës së parë të shtuar të janarit)? Pse pret fundin e marsit?

Sepse, në gjykimin qeveritar, rritja e rrogave(ato 25 euro më shumë mesatarisht) për të 60 mijë buxhetorët e humb efektin pasi të jetë “shijuar” nga këto familje për dy muaj:shkurt-mars.

Mirënjohja ndaj qeverisë, nëse rrogat rriten më 1 shkurt, nuk do të jetë njësoj si ajo e rrogave të rritura më 1 prill. Dhe, me këtë llogjikë, shndërrimi në vota i mirënjohjes popullore nuk ka efektin maksimal në 1 shkurt, sa ka më 1 prill 2019!

Kjo është një lojë sa e shëmtuar, aq edhe e pabesë për ekonominë tonë. Ku do t’i gjejë qeveria këto 25 milion euro shtesë në rritje pagash për vitin 2019?

Nga administrimi më i mirë i taksave jo, pse e pamë që nuk qullosi gjë me këtë proces gjatë gjithë këtij viti, ku qeverisi pa tepsinë.

Shifrat e mbledhjes së të ardhurave për nëndëmujorin janar-shtator 2018 na mjaftojnë. As borxhin tatimor nuk e ka ulur, në të kundërt.

Mos ka gjë ndonjë privatizim të fortë për fundin e këtij viti, ose gjatë vitit tjetër?

Jo. Duke mos nxjerrë të ardhura shtesë, qeveria i bie të përballojë faturën zgjedhore 20 milionë euro për rritjen e pagave me borxh.

Ndoshta me eurobondin e tretë gjysëm miliardë euro që mori këtë muaj nga tregjet ndërkombëtare, ngaqë ka deklaruar se 150 milion euro prej saj do t’i përdorë për buxhetit.

Pra, marrim borxh për të rritur pagat. Biznes i mirë për kohë zgjedhjesh, por i keq për ekonominë. Marre nga Ekonomix,al

Modifikuar më Hënë, 29 October 2018 09:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...