“Vjedhja skandaloze e Lal Plehut, 3050 USD për një hoverboard që kushton 360 USD”

Hënë, 29 October 2018 14:20

Ish-Kryeministri Berisha denoncon një tjetër skandal korrupsioni të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, Bashkia Tiranë, me kryebashkiak Erion Veliaj, ka porositur 10 hoverboard për Policinë Bashkiake që patrullon në qytet. Nga 360$ i çmimit real, Bashkia Tiranë e blen me tender 3050 $ një hoverboard për policinë. Berisha ka publikuar edhe dokumentet e këtij skandali.

Potimi i plotë

Nje vjedhje klamoroze e Lal Plehut!

Blen me 10 fishin e çmimit hoverbordet e policise bashkiake.

Nga 360$ i çmimit real, Bashkia Tiranë e blen me tender 3050 $ një hoverboard për policinë

Bashkia Tiranë, me kryebashkiak Erion Veliaj, ka porositur 10 hoverboard për Policinë Bashkiake që patrullon në qytet.

Mirëpo, një Hoverbord i këtij lloji me timon për vetëkontroll kushton në realitet aspak më shumë se 360 dollarë. Ndërsa në tenderimin e Bashkisë Tiranë kushton 3050 dollarë!

Ky tender i është dhëne një operatori, të vetmit në gare, në fondin limit 33 milion lekë (30.500 $). Pra vlera e një dy rrotaku sipas bashkisë është vlersuar ne 3050 dollar copa. Ndërkohe nëse futesh online edhe me cmim pakice e gjen një te tille për 360 dollar copa. Patjeter që nëse do blesh 10 do e marresh edhe më lirë se kaq së hyn në cmim shumice. Pra një dy rrotak vlen gati sa nje makinë sipas tenderave të Veliajt.

Lal plehu nuk ka te ndalur ne vjedhje! sb

5 25 25 25 25 2

Login to post comments