Në një bashkëbisedim me gazetarët nga Selia blu, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, shprehet se bashkëpunimi me krimin nuk ka qenë rastësi por një strategji e mirëfillte e Edi Ramës.
Sipas tij Fenomoneni i bashkëpunimit strategjik të Rilindjes me krimin ka kapur kupolën e PS-së.
“Rama ka nënkonktrakuar krimin, ka nisur një vit para zgjedhjeve të vitit 2017. Organizatat kriminale të rilindjes kanë krijuar shtabet kriminale për të siguruar votat nëpërmjet blerjes, presionit, manipulimit, vjedhjes etj. Sot PS është e kapur nga krimi Nuk ka pothuajse asnjë drejtues i saj që nuk ka bashkëpunuar me krimin apo të mos jetë eksponent i krimit”, tha Basha.