Vasili-Ramës: Kryeministër që qeveris 4% të shqiptarëve që...

Tuesday, 30 October 2018 19:40

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar në mënyrë të menjëhershme pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi Rama, se portalet qeveritare do zgjidhin çdo hall të tyre.

Përmes një postimi në ‘facebook’, Vasili shkruan se Rama është kryeministri që qeverisë vetëm 4% të shqiptarëve, pasi për pjesën tjetër ai as që do t’ia dijë.

Postimi i plotë:

Kryeministri qe qeveris 4% te shqiptareve....

Ne diarrene e tij mediatike,kronike tashme, kryeministri na tha qe ka zgjidhur 16 mije halle me portalin e tij,pasi shtet nuk ka me kjo dihet.

Hajt ta besojme kryeministrin,ç'te keqe ka le ta quajme te vertete.

Por e vertete e madhe dhe e pakundershtueshme eshte, qe mbi 360 mije shqiptare kane aplikuar per llotarine amerikane,pra edhe 360 mije shqiptare nga hallet e pazgjidhura duan te ikin nga vendi i tyre.

Pra 4% te shqiptareve u del per zot ky dhe portali per te zgjidhur ndonje hall.

Po 96% te te tjereve, qytetare te ketij vendi, kush ju del per zot???

Kryeminister ndale budallallekun se shifrat jane kokeforte,denglat i merr era, faktet dhe pergjegjesite mbeten.

Ndjese kryeministrit per arsyetimet matematike,qe dihet qe nuk jane materie e tij,pasi matematiken as e di, as e kupton,as e zbaton !!!

Login to post comments