Paloka: Largimi i Ramë gjest patriotik, ta rrëzojmë me çdo formë

E mërkurë, 31 October 2018 17:59

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka thotë se largimi i kryeministrit Edi Rama është një gjest patriotik, ndaj sipas tij të gjitha rrugët përfshirë dhunën janë legjitime.

Paloka paralajmëroi përballje të fortë të opozitës me qeverinë.

Edi Paloka: Largimi i Edi Ramës me të gjitha mënyrat. Në një vend ku nuk ka më demokraci, ku bandat kanë marrë në dorë gjithçka, ku krimi drejton dhe as nuk bëhet fjalë për zgjedhje të lira, të gjitha mënyrat janë legjitime. Sot largimi i Edi Ramës është gjest patriotik.

Për Ora Neës, deputeti demokrat komentoi largimin e Fatmir Xhafajt duke e cilësuar fitore të opozitës,  por u shpreh ai, kusht për rikthimin stabilitetit institucional në vend është vetëm largimi i kryeministrit.

Edi Paloka: Fakti që i kanë ikur dy ministra të Brendshëm, ky është një kusht i mjaftueshëm që kryeministri të lëshonte karrigen e tij.

Por si pjesë e aksionit opozitës, a po shqyrtohet mundësia e djegieve të mandateve? Paloka dha këtë përgjigje:

Edi Paloka: Është një opsion nga opsionet që mund të diskutohen, por sigurisht nuk është zgjidhja.

PD prej një muaj është në proces ristrukturimi, ku sipas nënkryetarit Paloka, këto ditë mbyllen zgjedhjet në seksione dhe grup seksione. Më pas tha ai do të vijohet me zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe drejtueseve të forumeve në bazë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...