Ligji/ Vasili: Fundi... Rilindja e ka kthyer parlamentin në gjykatë për të mbrojtur...

E mërkurë, 31 October 2018 18:19

Kreu i grupit Parlamentar dhe deputeti i i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas miratimit të ligjit veprimit të fundit të mazhorancës, e cila tashmë mbron me ligj deputetët e saj.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Vasili shkruan se ky është fundi, pasi Rilindja tashmë e ka kthyer parlamentin në gjykatë, duke mbrojtur me ligj deputetët e saj nga arresti.

Postimi i plotë:

Fundi...Rilindja kthen Parlamentin ne gjykate, qe mbron deputetet e saj nga arresti.

Me ane te nje Udhezuesi te pergatitur per te interpretuar Kodin e Etikes te miratuar vetem nga rilindja,haptas dhe pa cipe ngrihet nje mburoje e hekurt per te mbrojtur deputetet e inkriminuar.

Reforma ne drejtesi u varros pasi drejtesia pengohet dhunshem, qe te veproje me sebepin se mund te komplotohet kunder institucionit.

Pra sipas rilindjes institucioni,pra parlamenti, mbrohet kur deputetet e inkriminuar nuk arrestohen dhe kur drejtesia si pushtet i pavarur pengohet te veproje.

Sipas rilindjes institucionet mbrohen nga komplotet ne nje kohe qe trafikantet ndodhen ne pushtet duke komplotuar hapur ndaj shtetit ligjor,financave,prones publike dhe interesave dhe lirive te qytetareve te thjeshte.

Mbrojtje te tille skandaloze,banditeske, antikushtetuese nuk ka pare historia,kthimi i parlamentit ne trup gjykues eshte "de facto" asgjesimit te drejtesise dhe pushtimit te parlamentit.

Lexojini vete pjese te paragrafit 15 te komentarit,qe provojne banditizmin e parlamentit.

Ja interpretimi per heqjen e imunitetit te deputeteve te akuzuar dhe shnderrimin e parlamentit ne trup gjykues:

"Ky mekanizëm procedural është mbrojtje e veçantë ligjore, kur ndaj tyre kërkohet masa e

arrestit, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimi i kontrollit personal të banesës nga

organi i akuzës dhe që shërben si filtër i verifikimit, nëse kërkesa synon presionin,

destabilizimin, ose cenimin e pavarësisë së institucionit.

"Dispozitat procedurale, që parashikojnë rregullat dhe mënyrën e shqyrtimit dhe lëshimit të

autorizimeve për kufizim të të drejtave të deputetit, kanë si qëllim që, nëpërmjet procedurave,

të verifikohet nëse kërkesat e paraqitura nga organe që përfaqësojnë pushtete të tjera të

pavarura, synohet ose tentohet që nëpërmjet goditjes së individit, të dëmtohet ose t? preket

funksionimi normal dhe pavarësia e institucionit."

Kushdo,qytetar,analist,gazetar e ka shume te qarte garantimin e paprekshmerise qe rilindja i ka siguruar vetes dhe cdo gje qe kryeministri flet per reformen ne drejtesi dhe pavarsine e saj jane nje mashtrim i madh ne favor te paprekshmerise se tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...