Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar me ashpërsi pas konferencës për shtyp të ish ministrit të Brndshëm Tahiri që eshtë nënë hetim për trafik droge.
“Pamë një baxhellë në konferencë duke tundur çarçafët përpara gazetarëve: shkruan ai.
Ja postimi i plotë i tij në facebook:
Dikur, ruajta e virgjerisë për femrat ka qenë një problem jo i vogël. Ka patur dhe zakone të tilla, që pas natës së parë të martesës, çarçafet e gjakosur, duhej të vareshin në vend të dukshëm që bota të kuptonte se nusja kishte dalë e virgjer.
Virgjeria vazhdoi të ishte problem dhe gjatë komunizmit, po vajzat e shkathta e gjeten zgjidhjen.
Femra që ishin palluar sa e me ke kishin mundur, kur ju vinte koha për tu martuar, shkonin tek gjenekologu dhe “qepeshin”. Pas kësaj familja ju gjente ndonjë burre nga provinca dhe gjithshka shkonte për bukuri, madje aty ku vazhdonte ndiqej zakoni, vareshin dhe çarçafet e përgjakur.
Problemi ishte se pasi martoheshin, ato vazhdonin avazin e vjetër...
Një baxhellë të tillë sa e pamë në konferencë duke tundur çarçafët përpara gazetarëve.