E keni para syve imazhin e kryeministrit shtatlartë Rama? Tani mendojeni atë duke pozuar, me sloganin “bindës” të tipit “plani im”. Pas kësaj mendojeni atë duke kopjuar në poster projektet e mëdha botërore.
Kjo është pak a shumë ajo që ka bërë Genc Sejko në memet e fundit, i frymëzuar sigurisht nga plagjatura e sotme e shtatlartit Rama.
Rama publikoi disa pamje 3D të një projekti, duke shkruar: “Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu”.
Mirëpo rezulton se fotoja e prezantuar si projekt është ideuar më herët nga studioja UN për aeroportin e Kutaisit në Gjeorgji.
Firma “Ben van Berkel” përfundoi ndërtesën e terminalit në vitin 2013. Vetëm katër vjet më vonë, studiove me qendër në Amsterdam iu kërkua të dizajnonin një shtrirje të madhe, për t’u kujdesur për numrin në rritje të pasagjerëve të aeroportit. Presim si do e sqarojë kryeministri Rama, kopjimin apo huazimin e projektit për aeroportin e Kukësit, nga projekti për aeroportin e Gjeogjisë.