Vasili reagon për mashtrimin e Ramës

E Enjte, 01 November 2018 14:25

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave mashtruese të kreut të qeverisë.

“Kryeministri genjen dhe me zë e figurë dhe kur ja provojnë sheshit gëzon imbecilisht edhe më shumë. Ministrat,që të justifikojnë veten genjejnë edhe më shumë dhe sukses është kur genjeshtrat shndërrohen në mashtrim” shkruna Vasili ne faqen e tij ne facebook.

Ja postimi i tij i plotë:

Trajektorja e rilindjes nga genjeshtra drejt mashtrimit....

Trajektorja nga genjeshtra te mashtrimi dhe asgjë më shumë kjo është rilindja megjithë zëfikurit,të çkrehurit dhe të ngrehurit brenda saj, qofshin këta genjeshtarë apo mashtrues pak diferencë ka.

Genjeshtra parathënie dhe mashtrimi si epilog ky është programi,strategjia, timoni dhe tepsia e rilindjes.
Kryeministri gënjen dhe me zë e figurë dhe kur ja provojnë sheshit gëzon imbecilisht edhe më shumë. Ministrat,që të justifikojnë veten genjejnë edhe më shumë dhe sukses është kur genjeshtrat shndërrohen në mashtrim.

Genjejnë për ekonominë, për varfërinë, papunësinë, arsimin, shendetësinë, për mrekullinë mbi dhe që i bën shqiptarët të ikin me mijra.
Mashtrojnë për rendin,mashtrojnë për bandat,mashtrojnë për drogen,mashtrojnë për bërjen njesh me krimin ndaj shqiptaret ikin me mijra.

Modifikuar më E Enjte, 01 November 2018 14:34
Login to post comments