Mashtrimi i Saimir Tahirit, të një dokumenti të ardhur nga Gjykata e Katanias që thotë se ish-ministri nuk po hetohet për krime në Itali ka sjellë irritime të shumta nga qytetarë apo edhe politikanë.
Këshilltarja e Këshillit Bashkiak e LSI-së Elona Guri irritimin e saj e shpreh në një postim në profilin e facebook. Ajo shkruan se ish-ministri nuk do të shpëtojë dot nga vuajtja e mijëra nënave shqiptare që droga e Tahirit iu fut në shtëpitë e tyre.
Reagimi i plotë i Elona Gurit:
Si një putane kërkon virgjërinë, me kopila fshehur nëpër botë t’i shpëtojnë drejtësisë, bilbilat këndojnë neper telefona, për varesë, byzylykë, kostume e miliona euro për të blerë zgjedhjet, “Kamionisti” Saimir!
Netët pa gjumë te duket sikur mbaruan, lotët e tua, tashme te qenkan thare, por mos harro janë me mijëra nena qe qajnë për fëmijët e tyre, qe ti iu solle drogën ne shtëpitë e tyre.
Si një putane kërkon shpëtim, je gati te japësh çdo gjë, tepsi, kusi, gjellën dhe byrekun, por nuk te shpëton as “bakllavaja” e Donikës, as bifteku i Artës dhe as suxhuku i Edi Rames.