Ish-Kryeministri Sali berisha është duke dhënë një intervistë live në emisionin “Debati” në televizionin Channel.
Berisha deklaroi që në fillim të intervistës se Rama është një rrezik permanent për vendin.
Sipas tij Rama, me politikat e tij, po e largon vendin ccdo ditë e më shumë nga Bashkimi Evropian, duke ia mbyllur të gjitha shanset për anëtarësim.
“Shqipëria po ecën me shpejtësi mbrapa dhe po shënon rekorde më të zeza se tjetrin. Me këto që po ndodhin vetëm sapo trashen muret e ndërtuara që kanë bllokuar Shqipërinë për në BE. Kështu që nëse e marrim në këto dy procese madhore kombëtare, për ne nuk mund të ketë proces tjetër tjetër më jetik se integrimi. Këto 6 vite dyert i ka mbyllur dhe po i mbyll Edi rama’, deklaroi Berisha.
“Ka bërë lidhjet më të fuqishme mes Parlamentit dhe krimit”, vijoi ai.