Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka cilësuar si jo normale, lajmet e dala në media që sipas tij cilësoheshin si ‘burime nga prokuroria’.
I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Tahiri ankua që i kishin dalë të gjitha zullumet nga prokuroria.
“Lajmet me burime nga prokuroria nuk është normale për asnjë vend të botës. Nuk është normale as për Shqipërinë.
Prokurorët italiane kanë hetuar por nuk kanë nxjerr asnjë lloj lajmi. Furnizoheshin media e gazetarë”, u ankua Tahiri.