Gjatë vizitës në Firencë (Itali), presidenti Meta u prit dhe nga kryetari i bashkisë së Firencës. Ilir Meta ndodhet në Firenze për 90 vjetorin e lindjes së Kardinalit shqiptar Ernest Troshani.
“Kënaqësi që bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Firences, Dario Nardella të bashkëbisedonim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në Firence, për rritjen e bashkëpunimit tonë të gjithanshëm në interes të përbashkët”, shkruan Presidenti Meta pas takimit.