PD demaskon Zv.kryeministren: Përmend të njëjtat investime 5 vjet rresht

Premte, 02 November 2018 11:36

Deputetja demokrate Izmira Ulqinaku ka reaguar fort sot pas miratimit dje në Kuvend të hapjes së pikës së re doganore të Shqipërisë me Malin e Zi në Zogaj të Shkodrës. Ulqinaku ka demaskuar propagandën e qeverisë që prej pesë vjetësh përmend të njejtat investime për Shkodrën dhe bashkitë e veriut por pa dhënë asnjë lek për to, pa hedhur asnjë hap.

“Miratimi i hapjes së një pike të re kufitare , - tha Ulqinaku nga selia blu,  - mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ën Zogaj, miratim që ishte proces rutinë që përmbyllte marrëveshjen e  dy vendeve tona të 2 korrikut, ka  frymëzuar dje ën Kuvend, Zv.kryeministren Senida Mesi.

Edhe pse është miratuar pika e kalimit kufotar dhe nuk janë përcaktuar hapat që do të ndërmerren apo invetsimet që do të bëhen, Zv.kryeministrja gjeti rastin dhe foli për projektet që do të zhvillohen në zonën e Shkodrës. Pas një periudhe heshtjeje, për fondet thuajse zero për bashkitë e veriut, për varfërinë që ka zhytur këtë zonë, dje u fol për projekte që prej 5 vitesh përmenden dhe nuk është është dhënë asnjë lek për to. Sikurse po e shohim dhe tek projektbuxheti që po ëprgatitet për 2019, nuk parashikohet për ndonjë investim serioz.

Kjo është Qeveria që prodhon përditë e më shumë propagandë e mashtrim për të mbajtur në këmbë një pushtet kriminal dhe të korruptuar.

Arritjet e vetme konkrete që, shqiptarët dhe në veçanti shkodranët, shohin çdo ditë nga kjo qeveri janë: më shumë krim dhe drogë, më shumë varfëri, papunësi dhe dëshpërim.

Opozita dhe pikërisht Partia Demokratike ka qenë dhe vazhdon të  jetë denoncuesja e të vërtetave të hidhura të ardhura nga keqqeverisja e Edi Rames.

Partia Demokratike ka pasur dhe vazhdon të ketë një qëllim dhe një vizion që na ndan kryekëput nga PS, jemi për një shoqëri të denjë, ku sundon ligji, dhe mirëqenie për të gjithë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...