Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, shkruan se ish-ministri i Brendshëm, Samir Tahiri, është bërë vegël i kryeministrit Edi Rama. Braimllari, shton se Tahiri pasi mbushi Shqipërinë me drogë, sot po bën moralistin.
“Moralisti i veglës së Ramës
Pasi e përdori mirë për të mbushur Shqipërinë me drogë, pasi e torturoi publikisht tani e nxjerr dhe për të bërë moralistin. Në kohën e këtij ministri policia u kthye në transportuese, kultivuese e kanabisit dhe drogërave të forta.
Është ky ish-ministër që mbushi shqipërinë me drogë, ku shefa policie merrnin përqindje për çdo plantacion me hashash. Janë minimumi tre drejtues të lartë policie në kërkim për trafikim ndërkombëtarë të lëndëve narkotike në kohën kur ky moralisti i veglës së Ramës drejtonte ministrinë.
U përdor Policia e Shtetit për përgjime të paligjshme. Krimi i organizuar lulëzonte kudo dhe hynte në çdo zyrë rilindje sepse kishte përkrahjen e “çunave”, shkruan Braimllari.