×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Presidenti mbledh gazetarët: Dënoj dhunën ndaj jush

Premte, 02 November 2018 18:32

Në kuadër të ditës “Ditës Ndërkombëtare për t’i Dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Dhunës ndaj Gazetarëve” presidenti Ilir Meta ka organizuar një pritje me gazetarët dhe atashetë e shtypit të ambasadave të huaja. Gjatë fjalës së tij Meta dënoi me forcë të gjitha ngjarjet kriminale dhe kërcënimet ndaj gazetarëve. Ai u bëri institucioneve ligj-zbatuese që të zbardhin këto raste.

“Apeli im sot është inkurajimi i gjithë gazetarëve që të vazhdojnë punën e tyre pa u trembur dhe pa shantazhuar nga askush. Dua të përsëris thirrjen time edhe më parë të bërë publike. Do ju drejtohem të gjitha institucioneve ligjzbatuese për të vepruar dhe zbardhur sulmet ndaj gazetarëve, fatkqësisht të shpeshtuara.

Mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Anjë gazetar nuk duhet t’i rezikohet jeta teksa raporton.

Sulmi me armë në banesën e prindërve të Klodiana Lalës apo kërcënimi ndaj Julian Shotës, rrahja e Elvi Fundos janë të rënda .”, u shpreh Meta.

Ai u shpre se duhet të marrë fund mosndëshkimi i krimeve ndaj gazetarëve, ndërsa shtoi se për shkak të kërcënimeve 12 gazetarë kanë kërkuar azil.

Modifikuar më Premte, 02 November 2018 19:23
Login to post comments