Basha: Sandër Lleshi shkon si zv/ministër, ministër është Rama

Premte, 02 November 2018 21:21

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, të premten, deklaroi se Sandër Lleshi shkon si zv/ministër i Brendshëm, pasi ministër është Edi Rama.

Basha u shpreh në studion e “Zonë e Lirë”, se Lleshi është një vartës i kryeministrit Rama dhe nuk ka asnjë personalitet politik.

“Sicc edhe e ka shprehur vetë në studion e emisionit ‘Opinion’, Lleshi është aty për shkak të vullnetit të kryeministrit dhe jo për shkak të personalitetit apo investimit politik”,-tha Basha.

Basha: Një gazetar dhe denoncuesit të cilët provuan që vëllai i tij vazhdonte trafikun e drogës. Dhe kemi ardhur tek ky i treti. I treti është thjeshtë një vartës i Kryeministrit dhe kjo nuk ka asnjë ndryshim.

Cani: Ju më përpara keni pas dëgjuar për Sandër Lleshin?

Basha: Me gjithë natyrën e relaksuar e këtij emisioni duhet të pyesni njerëzit që e njohin nga afër. Unë nuk e njoh nga afër. As nuk e di nëse pi alkool, nëse e trajton mirë bashkëshorte. Këto janë çështje personale. Nuk ka lidhje fare. Ajo që ka interes për publikun, është ajo çfarë presin nga një emërim i tillë.

Cani: Mua më intereson pjesa si staturë publike sepse ai ka qenë gjeneral, pse nuk ke dekreton Meta...

Basha: Për këtë duhet të pyesësh Metën sepse kjo është një çështje institucionale ndërmjet Metës dhe Kryeministrit.

Cani: Si protokoll edhe ju keni eksperiencë...

Basha: Unë nuk kam qenë President i Republikës. Por dihet Presidenti i Republikës vepron në bazë të Kushtetues dhe ajo që pres dhe kërkoj nga çdo Presidenti i Republikës është të respektoj Kushtetutën.

Cani: Sipas teje ka një dyshim Meta?

Basha: Nuk e di, duhet të pyesësh Metën për këtë. Por ajo që mund të them nga ana politike dhe ajo është ajo që më takon mua si kryetar i opozitës, është një vartës i kryeministrit. Pra një person që nuk ka rrënjë politike, nuk ka personalitet.

Cani: Ai është ushtarak...

Basha: Vjen pa përgjegjësi politike dhe siç është shprehur vetë në një nga studiot këtu, ai është 100% aktiv përshkak të vullnetit të Ramës. Pra deri këtu, këtë dimë deri më sot.

Cani: Do e keni pak të vështirë të gjeni diçka që nuk shkon tek Sandër Lleshi?

Basha: Detyra e opozitës nuk është të gjej gjëra që nuk shkojnë tek ministrat, por të shohë nëse ministri i shërben interesit publik apo jo. Në veçanti për Ministrin e Brendshëm, në veçanti për këtë situatë ku është Shqipëria. Ajo që mund të them është që politikisht kjo përfaqëson kapjen totale të Ministrisë së Brendshme nga Edi Rama. Nëse me Saimir Tahirin kishte një ndarje 80 me 20, nëse me Fatmir Xhafajn e kishte ndarje 50 me 50, dërgimi i një vartësi pa rrënjë politike është kapja e Ministrisë së Brendshme 100% nga Edi Rama. Nëse do ta them me një fjalë ai shkon atje si zëvendësministër sepse Ministër i Brendshëm prej largimit të Xhafajt është vetë Edi Rama.

Modifikuar më Premte, 02 November 2018 21:41
Login to post comments