Çitjanet dhe atletet e Ramës, Basha: Fsheh defiçit mendor

Premte, 02 November 2018 21:38

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në Zonë e Lirë komentoi edhe veshjet e larmishme të kryeministrit Edi Rama.

I pyetur nga gazetari Arian Cani, Basha pasi sqaroi se pse ka vendosur të mbajë një stil të veshuri klasik tha dhe se me veshjet e tij kreu i qeverisë tenton të tërheqë vëmendjen.

“Unë kam këtë stil të veshuri, stil klasik. Të rinjtë janë ata që vishen me stile të ndryshme dhe moderne. Një politikan nuk e bën veshja apo estetika, por e bën mendimi dhe shpirti,” tha Basha.

Ndërsa për Ramën u shpreh se me ato lloj veshjesh, mundohet të shokojë me pamjen e jashtme e kështu më të mëdha do të jenë dramat për popullin që e beson.

“Është e gjitha fasadë, ai tregon se fsheh deficit mendor me atë lloj veshje,” tha demokrati.

Login to post comments