Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një video të dërguar nga një qytetar, në të cilën duket qartë se si deputeti i Rilindjes, Sadri Abazi, bllokon hapësirën publike. Ai ka paguar Veliaj dhe ka bllokuar korridorin e kalimit të këmbësorëve për të zgjeruar lokalin e tij.
Postimi i plotë
Supermafiozi Sadri Abazi nuk njeh ligj!
Paguan Lal Plehun dhe pushton hapsirat. Ka bllokuar korridorin e kalimit te kembesorve per te zgjeruar lokalin.
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
Zoti Berisha, po ju drejtohem serish juve sepse nuk kemi besim te policia dhe shteti aspak! Shikoni me foto dhe video hapsiren qe ze deputeti rilindjes Sadri Abazi me arrogance te plote. Qysh sot ne mengjes ka filluar zaptimin e rruges per kalimtaret. Na ka bllokuar rrugen e kalimit dhe po na merr frymen me shtesa shtesa shtesa dhe ndertime pa leje. Ka vendosur sot nje tabele qe devijon rrugen per te tregu fruta perimeve dhe rrobave te perdorura prane ish-stacionit te Trenit.
Arroganca e Rilindjes nuk njeh limite zoteri duke e trajtuar pronen publike si toke private. Kjo eshte e tepert.