Ramën e mërzit mosdekretimii ministrit, kthen Shqipërinë në tabelë shahu

Saturday, 03 November 2018 20:46

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për mos-dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm, kryeministri Rama iu është drejtuar me një mesazh edhe deputetëve, të cilëve iu kërkon të mos lëshojnë asnjë koment për vullnetin e treguar nga kreu i shtetit.

Sander Lleshi ka refuzuar ditën e djeshme t’i shkojë në zyrë Presidentit Meta me argumentin se do të takoj vetëm si ministër i dekretuar. Përgjigje që kishte formën e një shantazhi ndaj Presidentit për ta dekretuar.

I mbajtur peng nga Edi Rama në kryeministri deri sot kur u paraqit në Presidencë për tu njohur me vendimin e Presidentit që nuk ishte i bindur për ta dekretuar si ministër pasi sjellja e tij ndaj institucionit të presidentit, njëkohësisht kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Menjëherë pas refuzimit Rama ka thirrur “nën armë” mediat e tij për ta sulmuar Presidentin. Pas denoncimit të kësaj skeme tashme bajate, Rama ka shpërndarë një sms për deputetet e tij, sms që është kujdesur të dalë në media si një kryeministër që ka mazhorancën dhe ndjehet i qetë.

Por gjithsesi në fund të sms del qartë Rama i vërtet. Shfaq panikun dhe betohet për hakmarrje.

Ja çfarë shkruan:

Lutem asnjë koment për vendimin e Presidentit. Ne jemi shumica në detyrë, t’i dalim zot vendit dhe Kushtetutës. Duhet maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni.

Modifikuar më Saturday, 03 November 2018 20:49
Login to post comments