Sandër Lleshaj u trajtua me përparësi nga Gjykata Administrative e Apelit. Pse vendimet janë të ndryshme për të njëjtën çështje nga dy kolegët e tij?

Tuesday, 06 November 2018 18:47

Në vitin 2013, tre gjeneralë dolën në lirim me dekret të presidentit. Konkretisht, dekretet e lirimit të tyre pas përfundimeve të mandateve ishin këto:

-Dekret nr.8188, datë 21.5.2013 për lirimin e gjeneral-brigade Abaz Lleshi

-Dekret nr.8189, datë 21.5.2013 për lirimin e gjeneral-brigade Sandër Lleshaj

-Dekret nr.8190, datë 21.5.2013 për lirimin e gjeneral-brigade Dhori Spirollari

Të tre gjeneralët, u bënë bashkë. Dhanë konferencë shtypi ku kundërshtuan dekretin e lirimit. Më pas, iu drejtuan gjykatës së faktit në Tiranë, pavarësisht se dekreti nuk është akt administrativ. Pas një procesi jo të shkurtër, ku gjykatat nuk kuptonin juridiksionin e tyre, çështjet e tyre përfunduan në Gjykatën Administrative të Tiranës. Për të tre vendimet ishin të ndryshme si në gjykatën e faktit, ashtu edhe në gjykatat administrative. Përfundimisht ata regjistruan çështje në Gjykatën Administrative të Apelit dhe vendimet u dhanë në këto data:

-Dhori Spirollari, regjistrohet më 24.7.2014. Vendimi më 14.10.2015.

-Abaz Lleshi, regjistrohet më 19.2.2016. Vendimi më 21.2.2018.

-Sandër Lleshaj, regjistrohet më 14.9.2017. Vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit më 7.12.2017.

Pra, pavarësisht se në gjykatën në fjalë, duhet të presësh 2-3 vjet, Lleshaj nuk priti shumë, por vetëm 2 muaj e ca. Bie në sy fakti se relator i procesit ishte gjyqtari Artul Malaj, i cili sapo kaloi vetingun me disa probleme. Kjo është drejtësia që Lleshaj mori si këshilltar i kryeministrit.

Privilegjimi ka qenë vetëm me cilësinë e fundit. Rekursi në Gjykatën e Lartë u regjistrua në muajin mars të këtij viti (28.03.2018)  nga Ministria e Mbvrojtjes dhe me relator Ardian Dvorani, gjyqtari që Rama e shpëtoi në vetting.

535961cda13e3c055018771bb6561490_XL.jpg

Modifikuar më Hënë, 12 November 2018 18:52
Login to post comments