Protestës së banorëve të Unazës së Re, i është bashkuar edhe deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari.
Në fjalën e saj Hajdari tha se jo vetëm ajo por e gjithë opozita është në krahë të banorëve që po protestojnë për të mbrojtur shtëpinë dhe biznesin e tyre.
Prej ditësh banorët e Unazës së Re janë ngritur në protestë, duke dalë kundër vendimit të Edi Ramës për tu prishur banesat dhe bizneset që më pas t’ua japë oligarkëve të tij.