Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, ka njoftuar se ditën e djeshme ka përfunduar proçesi i zgjedhjeve të grupseksioneve të Partisë Demokratike Dega Lezhë.
Metaliaj, ka sqaruar se në këtë proces është zbatuar parimi një anëtar një votë si mënyra më e mirë për të përfaqësuar plotësisht vullnetin e demokratëve.
“Si deputete e Lezhës, zotohem se të gjithë kryetarët e grupseksioneve të cilët sapo u zgjodhën, do të kenë mbështetjen time absolute për të çuar përpara Partinë Demokratike të Lezhës, për të përfaqësuar sa më mirë qytetaret , për t'i mbrojtur sa më fort dhe pa kompromis parimet e lirisë, demokracisë, votës, pronës, dinjitetit personal, familjar e kombëtar, parime për të cilat është krijuar edhe vetë Partia Demokratike.”, -shkruan ajo në profilin e saj në Facebook.
Reagimi i plotë:
Përshëndetje miq !
Dje përfundoi proçesi i zgjedhjeve të grupseksioneve të Partisë Demokratike Dega Lezhë. Qëllimi i këtyre zgjedhjeve ka qenë identifikimi i demokratëve që duan të marrin përgjegjësi e të drejtojnë bazën e Partisë Demokratike, kanë kapacitetin intelektual dhe lartësinë morale të tillë që e nderojnë PD-në, ndaj unë dua t'ju uroj suksese,pune të mbarë, ne presim më të mirën prej jush.
Në ketë proçes u zbatua parimi një anëtar një votë si mënyra më e mirë për të përfaqësuar plotësisht vullnetin e demokratëve. E besoj që kjo mënyrë e ka bërë anëtarin e Partisë Demokratike të ndihet vendimmarrës. Megjithatë ky është vetëm hapi i rradhës i rrugës së kultivimit dhe shenjtërimit të vendimmarrjes me votë. Kjo është lufta e një populli të shtypur nga diktatura e mungesa e lirive.
Si deputete e Lezhës, zotohem se të gjithë kryetarët e grupseksioneve të cilët sapo u zgjodhën, do të kenë mbështetjen time absolute për të çuar përpara Partinë Demokratike të Lezhës, për të përfaqësuar sa më mirë qytetaret , për t'i mbrojtur sa më fort dhe pa kompromis parimet e lirisë, demokracisë, votës, pronës, dinjitetit personal, familjar e kombëtar, parime për të cilat është krijuar edhe vetë Partia Demokratike.
Suksese dhe fitore në betejën tonë për të vendosur ligjin dhe kushtetutën,per te pastruar politikën nga krimi, policinë nga pengmarrja, çliruar ekonominë nga oligarkët dhe për ta bërë Shqipërinë Europiane.
Suksese drejt fitores !