Mattarela tregon arsyen pse pranoi ftesën e Ilir Metës për Kalabri

E mërkurë, 07 November 2018 15:35

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe ai i Italisë, Sergio Mattarela janë bërë bashkë sot në Kalabri ku kanë nderuar Heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeun.

Gjatë fjalëve të tij presidenti i Italisë Mattarela ka treguar edhe arsyet se pse ka pranuar ftesën e presidentit të Shqipërisë për të vizituar Kalabrinë dhe për të nderuar Skënderbeun.

Sipas Mattarelës, lidhjet mes dy vendeve janë shumë të thella.

‘I dashur President Meta, e prita me shumë entuziazëm ftesën tënde për t’u takuar së bashku në një kuadër që të na lejonte të dëshmonin në një mënyrë shumë të qartë lidhjet e thella historike, kulturore politike dhe ekonomike që bashkojnë dy vendet tona dhe mbi të gjitha dy popujt tanë: në Kalabri në përvjetorin e 550-të të Heroit kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut’, tha gjatë fjalës së tij presidenti i Italisë, Sergio Mattarela.

Login to post comments