Deputeti i PD, Edi Paloka komenton urdhërat e dhënë nga zv.ministri i Brendshëm Sandër Lleshi për punonjësit dhe Policinë e Shtetit ditën e djeshme.
Paloka ironizon duke u shprehur se Lleshi është efektiv në detyrën e re.
Reagimi i deputetit:
Dhe ne qe kishim dyshime se Lleshi i Rames nuk do ishte efektiv ne detyren e tij te re...
Ne vetem tre dite pune, tre levizje te bujshme ;
Diten e pare nxorri urdher qe administrata te mos pij kafe.
Diten e dyte urdheroi policine qe te merret me plehrat ( jo ato te krimit por me lekurat e bananave qe hedhin qytetaret)
Diten e trete nxorri sqarim per urdherin e dites se pare.
Neser pritet te nxjerre sqarim per urdherin e dites se dyte.
Po diten e peste ?