Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përmes një postimi në “Facebook” shkruan se Kryeministri Edi Ram është duke përdorur mjerimin e shqiptarëve për propagandë.
Ajo shton mes tjerash se Rama i përjashtoi të varfrit nga skema e ndihmës ekonomike, ndërsa sot përpiqet të bëjë rolin e shpëtimtarit.
Postimi i plotë:
Edi Rama na solli edhe sot pamje nga një familje e varfër. Për 5 vjet në pushtet i ka mohuar, harruar madje dhe përbuzur duke i quajtur dembela. E mbani mend reagimin e tij kur opozita dhe Lulzim Basha ia tregonin një nga një familjet në mjerim, te cilave u kishte hequr dhe ndihmen ekonomike. Sot kur qeverisjes se tij po i vjen fundi, na sillet si shpetimtare.
“Bamiresi” Edi Rama, ka planifikuar të shemb 600 shtëpi vetem keto dite duke i lene njerezit ne rruge dhe na thote se do ndertoj nje.
Ka planifikuar t’ju heq buken e gojes 40 mije familjeve gjate vitit te ardhshem duke i hequr nga skema e ndihmes ekonomike dhe na thote se do kujdeset per nje familje.Mbyll mijera vende pune dhe na thote do i gjej pune nje kryefamiljari. Ky eshte kryeministri fasade i Shqiperise, qe mjerimin e perdor per propagande.
Edi Rama nuk mashtron dot me shqiptaret duke u sjelle si bamires. 79% e te rinje duan te largohen si pasoje e keqqeverisjes se tij. Varferia, mjerimi, pamundesia, emigrimi masiv, mbajne vulen e tij.