Vrasja e ish-kreut të Selenicës, Berisha: Një krim i shëmtuar!

Saturday, 10 November 2018 18:44

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur krim të shëmtuar vrasjen e ish-kreut të Selenicës, Fatmir Hodos, që sipas Berishës ishte një njeri i përgjegjshëm, i përkushtuar dhe prind e bashkëshort shembullor.

Përmes një postimi në ‘facebook’, ish-kryeministri dënon ashpër këtë akt të shëmtuar dhe i uron ngushëllime familjarëve të tij.

Postimi i plotë:

Nje krim i shemtuar!

Te dashur miq, dje Fatmir Hodaj, qeveritar vendor i pergjegjshem dhe i perkushtuar i Partise Demokratike, prind dhe bashkeshort shembullor, demokrat i devotshem u ekzekutua nga nje kriminel i damkosur me te shkuar kriminale qe tani se fundi kishte gjetur strehe ne organizaten kriminale te Rilindjes.

Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe aktin e shemtuar te kriminelt qe i mori jeten Fatmirit, shpreh nderimin dhe mirenjohjen me te thelle ndaj Fatmirit per kontributin e tij te cmuar dhe ngushellimet e mia me te thella familjes se tij te nderuar, miqve dhe te afermve te tij. Une lutem se bashku me t’a qe shiprti i mire i Fatmirit te gjeje paqen e merituar! sb

Login to post comments