Policia e Dibrës ka prangosur një 30-vjeçar, pasi ai ka ushtruar dhunë fizike, ndaj njerkës së tij.
Sipas Policisë Vendore, mësohet se, u arrestua në flagrancë E. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj njerkës, R. Gj., vjeçe 48.
Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 09. 11. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., vjeç 30, banues në fshatin Maqellarë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj njerkës, shtetases R. Gj., vjeçe 48. Neni 130/a i Kodit Penal.