Kreu i PD-së Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratës skandaloze të bërë sot nga Edi Rama për simbolin kombëtar, Shqiponjën.
Me një postim në Twitter, Basha shkruan se ‘kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet’.
Edi Rama në mesditë po në Twitter shau monumentin e ngritur në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, duke përdhosur edhe simbolin e shqiptarëve, Shqiponjën.
Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:
Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet
Për Ramën çfarë nuk sjell pare në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazmë dhe nën sekuestro.