Presidenti i Republikës, Ilir Meta gjatë qëndrimi në Francë me ftesë të Presidentit, Emanuel Macron, ka patur takime me krerë të lartë shtetesh nga Europa, por edhe më gjerë.
Kreu i shtetit shqiptar gjatë takimit me kryeministrin e Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen shkruan se gjithmonë ke çfarë të mësosh nga ky vend, i cili siç thekson Meta, është modeli i demokracisë dhe i respektimit të të drejtave të njeriut.
Meta pohon gjithashtu se gjatë takimit kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe përmirësimin e tyre akoma më tej në të ardhmen.
“ Bisedë e përzemërt me Lars Løkke Rasmussen, Kryeministrin e Danimarkës, këtij vendi model të demokracisë e të drejtave të njeriut. Kënaqësi të bisedonim për të ardhmen e marrëdhënieve tona. I lumtur të dëgjoja prej tij fjalët më të mira për oponentët e tij kryesorë, të cilët janë ndër miqtë e mi më të mirë por edhe të Shqipërisë. Nga Danimarka ke gjithmonë për të mësuar”, shkruan Meta.