Shembja e ‘Shqiponjës’ në kryqëzimin e madh në dalje të Tiranës si dhe ngritja e flamujve grekë në jug të vendit gjatë varrimit të Konstandinos Kacifas, janë komentuar në mënyrë ironike nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Përmes një postimi në ‘facebook’, Berisha ka bërë publikuar një foto-lajm me këto dy momente, duke i cilësuar ato si ‘veprat’ e fundit të Ramës ose Zografit bis. “Veprat e fundit te Edvin Kristafit, Zografit bis!” shkruan ish-Kryeministri.