Si lum Qosja, që e kuptoi se është animist!

Hënë, 12 November 2018 13:30
Nga Ilir Nikolla

Në Vitin e Skënderbeut nuk mund të mungonte “angazhimi” i Rexhep Qoses për ta tëhuajësuar Heroin tonë Kombëtar nga shqiptarët. Dikur u angazhua në debat me Ismail Kadarenë për t’i klasifikuar shqiptarët me identitet të dyfishtë, edhe europian, edhe aziatik, dhe përdori gjerë e gjatë historinë politike të Gjergj Kastriotit si spekullim për idenë e vet. Pas shkërmoqjes dhe reagimit mbarëkombëtar kundër provokimit, “akademiku” këtë herë ka shkuar edhe më larg, edhe më thellë sesa historia politike e Skënderbeut, gjithmonë për t’i shërbyer në kohë të reja idesë së vjetër të tëhuajësimit të shqiptarëve nga Heroi i tyre.

Në ndërhyrjen e re, akademik Rexhep Qosja e pranon se s’ka ndërmend të sjellë as kontribut historik e as kontribut shkencor, por si një variacion i ri mbi temën, na thotë disa gjëra pa citime e pa burime, me shpresë se në Vitin e Skënderbeut, shqiptarët do t’ja pranojnë.

Rexhep Qosja thotë se shqiptarët kanë nevojë për mitin e Skënderbeut dhe këtë mit s’ka ndërmend t’jua privojë kush (sikur ta kishte ai në dorë, një mendje për ta ndaluar do ta ndërmerrte), por kur ndalet të flasë fiks për shtetin dhe luftën e Skënderbeut, nuk lë pa rimarrë asnjërën nga klishetë shpifëse të historianëve sllavë, qoftë për rezistencën e pashpresë të shqiptarëve, qoftë për faktin se principatat shqiptare “kishin prapambetje në krahasim me ato evropiane”apo përbëheshin “prej njerëzve, që në pjesën më të madhe ishin fshatarë”.

Sipas tezës së vjetër që ka nxënë vend edhe tek filmi sovjetik i realizuar për Skënderbeun, në Arbëri s’kishte as qytete e as të pasur. Kjo prerogativë e pavërtetë shërben për të trukuar merakun e vjetër të Rexhep Qoses, që Skënderbeu të mos jetë as princ, as i krishterë, e as evropian. Zhdukja e qyteteve dhe e popullsisë qytetare i shërben “akademikut” për të shpallur të padëgjuarën, standardin afrikan të besimit ndër shqiptarët. Duke harruar se në shekullin XIV, në Shqipëri kisha e krishterë kishte 14 shekuj jetë, e se në thuajse 10 shekujt e fundit ishte qeverisur nga pushtete që fenë e tyre zyrtare kishin fenë e krishterë, Rexhep Qosja thotë se fshatarët shqiptarë s’kishin besim të mirëfilltë, por ishin animistë. I futur në një terren për akademikun gjerësisht i palëvruar, tollovia që bën mes animizmit, panteizmit dhe paganizmit (veç ky i fundit është një term i përhapur ndër shqiptarë, por që s’flet assesi për një religjion specifik ndër ne) nuk i prish punë, mjaft që të shkallmojë historinë e religjionit në këtë pjesë të Ballkanit. Qosja nuk e prek krishterimin ndër grekë, as ndër serbë, veç në “malet tona” s’ka qytete e s’ka qytetarë, e rrjedhimisht edhe mbizotëron “animizmi”.

Më retrograd sesa realizuesit sovjetikë të filmit, Rexhep Qosja na zhvesh nga marrëdhënia mijëvjeçare me qytetin dhe me Zotin, duke bërë një variacion mbi temën e Çubrilloviçit në Vitin e Skënderbeut. I thotë të gjitha, bile edhe më zi se Çubrilloviçi, veçse i mbath me tezat se Skënderbeu i bënte këto për politikë dhe se ndjekësit e tij ishin fshatarë, prandaj edhe i bindeshin.

Doni më për Skënderbeun e Qoses?

Kalërimi i tezës së animizmit, si një alterego e hipotezës së prejardhjes pellazge të shqiptarëve është qerasja që akademiku u bën shqiptarëve, me kusht që këta t’i pranojnë shërbimin, pra faktin se Skënderbeu s’ishte as princ, as i krishterë e as evropian. Tek pellazgët Skënderbeu s’prish punë, prandaj edhe mbathen shqiptarët e tij me animizëm, me një besim politeist të pakontrolluar, por të shpërndarë në shpirtra njerëzorë dhe në natyrë (kafshë e bimë). Animizmi është një terminologji që përdoret zakonisht për të përshkruar tërësinë e religjioneve që përdorin indianët nativë të të dy Amerikave si dhe tributë e Afrikës Nënsahariane. Për asnjë besim të mbijetuar ndër nativët e Evropës dhe Lindjes së Afërt nuk përdoret termi i animizmit. Për popujt nativë në Evropë, besimet janë studiuar mjaftueshëm dhe feja ka emrin e saj specifik, ta zëmë tek zoroastrianët në Anadoll apo tek Laponët në Finlandë.

Këto shembuj akademiku nuk denjon t’i analizojë dhe besimit të shqiptarëve në shekullin XIV refuzon t’i vendosë çfarëdolloj emri. E lë të mugët, sepse kështu mund t’i besohet më qartë “Ungjilli sipas Qoses”. Pretendimet e akademikut që i ka kushtuar jetën vëllazërim-bashkimit të shqiptarëve me popujt sllavë (lexo nënshtrimin e të parëve ndaj të dytëve), nuk thuhet se janë shkencore e as historike. Duke e ditur marrëzinë që po hidhte në qarkullim, Qosja thotë se ka mbërritur në përfundimin se Skënderbeu dhe shqiptarët janë animistë “me bindje të krijuar prej disa veprave që kam lexuar për jetën”.

Fiks si një animist që e sheh shkencën të mishëruar tek bindja e tij personale dhe tek kujtesa e vagullt se në këtë përfundim ka arritur pas një leximi të mjegullt, diku, dikur. E morëm vesh se shërbimi posttitist u krye. Pati edhe përhapjen e duhur tek të njëjtat qarqe që dikur kërkonin demitizimin e Skënderbeut apo në një kohë të mëvonshme, shpallën se nëna e Skënderbeut ishte slave.

Gjithsesi, Qose është mësuar të thyejë rekorde dhe këtë herë, si një animist i vërtetë, ia arriti të thotë një tezë që është sa e pavërtetë dhe e poshtër, aq edhe e mbështjellë me sharlatanizëm. Zaten kështu është kur Vitin e Skënderbeut e përdor një apatrid-kryeministër vetëm për të kuruar çrregullimet e personalitetit dhe kur oborri iI tij levantin angazhohet veç për hakmarrje intelektualësh e për harxhim fondesh e energjish për të sulmuar simbolet kombëtare.   

Modifikuar më Hënë, 12 November 2018 19:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...