×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ylli Manjani zbulon se pse iku Fatmir Xhafaj

Tuesday, 13 November 2018 08:21

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ komentoi debatin e krijuar pas ngërçit për emrin e Sandër Lleshit, dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, mungesën e Gjykatës Kushtetuese, por edhe zbatimin e reformës në drejtësi.

Ylli Manjani vlerësoi aktin e Presidentit, ndërsa u shpreh se pas komunikimit mes institucioneve dhe heqjes së statusit të ushtarakut për gjeneralin situata do të zgjidhet duke nënkuptuar se Meta do ta dekretojë Lleshin.

Akti nga Presidenti ishte kurajoz, por jo i motivuar. Ka njerëz si unë që do të donin që këtë mosbindje Presidenti ta kishte për kryeministrin. Nuk është mirë për kryetarin e shtetit që të lerë gjëra evazive, duhet të kishte një motiv më të fortë. Por në fund të ditës e detyroi kryeministrin që të flasë zyrtarisht, pasi nuk propozohet ministri me një Tëitter, nuk mund të injorohet presidenti në këtë derexhe. Mendoj që duhet të kishte një motiv më të fortë nga Presidenti. Çfarë të shkuare ka, si pritet që të ndikojë në të ardhmen? Këto kryeministri duhet ti ndajë me atë që e emëron, por nëse e bën me arrogancë, ky nuk është komunikim zyrtar. Diçka duhet të mbetet në arkivën e Presidencës. Komunikimi i zbardhur sot është zyrtar normal. Duhet të hiqet pengesa kushtetuese, një ushtarak aktiv nuk mund të kandidojë për deputet apo të marrë poste politike. Presidenti i bie që të heqë pengesën kushtetuese dhe pastaj të shprehet për dekretin.

Ylli Manjani
Gjithsesi, Manjani thotë se Gjykata Kushtetuese do të jepte një përgjigje përfundimtare për të ardhmen. “Arbitër mbetet gjykata Kushtetuese për të krijuar një proces, është fjala për të ardhmen, pasi ky rast nuk do të presë gjykatën”. Ish-ministri akuzon kryeministrin për bllokimin e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja duhet të ishte krijuar. KED, nuk u la kurrë që të punonte dhe ka qenë PS që nuk e ka lënë, parlamenti ka ndaluar që të zgjedhurit të bëjnë punën me idenë që të vetohen. Ideja që të fusim të gjithë në vetting është e Ramës, por Kushtetuta nuk e thotë këtë. Kanë kaluar dy vite nga ndryshimi i Kushtetutës. Zgjidhja është duke e vendosur në një kalendar normal si do të plotësohet vakumi. Sot nuk krenohem me këtë situatë se është turp e faqezezë, është kolaps. Prokurori i përgjithshëm nuk ka asnjë rol në legjislacionin e ri, me këtë që luan Arta Marku, që i ka të gjitha të pamotivuara ligjërisht. Dash Xhika është harruar në burg, kot fare. Nuk kam ndonjë ngarkesë politike, por është harruar për një tender që nuk e ka bërë vetë.

Ylli Manjani
Por përse iku Fatmir Xhafaj sipas Manjanit? “Fatmiri ishte kohë që ishte i ikur. Besoj që akumuloi shumë pushtet rreth vetes. I dha shumë atribute sesa kishte ministri i Brendshëm, e bënë shumë konkurrues. Xhafaj e di mirë sjelljen profesionale, ka çeduar shumë. Arrestimet pa prova.... E dytë më ka zhgënjyer kur filloi të sillej si drejtor policie. Ministri nuk është policë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...