Ja si i mashtron dhe i ndëshkon Rilindja ata që i japin votën

Tuesday, 13 November 2018 20:43

Pasi ju morën votat në vitin 2017-të qytetarëve të ‘Unazës së re’ duke ju premtuar ‘legalizim falas’, sot Erjon Veliaj dhe Edi Rama, jo vetëm që po ju shkatërrojnë shtëpitë pa i shpronësuar por po i quajnë edhe shpellarë.

Ka qenë kreu i departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, i cili ka publikuar sot rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2017, ku siç shihet Rilindja është votuar nga më shumë se 6 mijë banorë të ‘Unazës së Re.

Ja çfarë shkruan Malltezi:

Rilindja ha bijte e vet. Ju premtoi “Legalizim falas” por pasi i mori votat tani (1) ju bllokoi legalizimet dhe (2) po i shkaterron shtepite pa i shpronesuar vec (3) per interes te milionave per oligarket. Ja rezultati i zgjedhjeve te 2017 tek Unaza e re. Mjaft qe te mos vidhet per 1 nga 3 inceneratoret korruptive te pakerkuar-pacertifikuar-paligjshem dhe do dilnin parate per te shpronesuar me dinjitet gjithe banoret me cmim tregu.

auto_46115869_10156639173913190_7531237995488215040_n1542136837.jpg

Login to post comments