Nikollë Lesi-Ramës: Fute zagarët politikë për të sulmuar Metën, doje ta grije presidentin

Tuesday, 13 November 2018 21:32

Nikollë Lesi për çështjen e mosdretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga presidenti Meta është shprehur se Rama është acaruar shumë nga kjo gjë. Sipas tij kryeministri nuk e priste që Meta të mos i dekretonte Sandër Lleshin.

Lesit shtoi më tej se menjëherë Rama pas refuzimit të dytë nga Presidenca futi zagarët politikë për të sulmuar Metën

“Në pikë të mëngjesit kryeministri në Twitter dha lajmin e dorëhqjes së Xhafajt kishte frikë se mos i ndërronte mendjen. Rama e bëri urgjent në Twitter. Një shkresë pa kokë ishte propozimi për Sandër Lleshin. Pasi u publikua lajmi se Meta nuk do ta dekretonte, Rama futi zagarët politikë për ta sulmuar Metës. Pasi ky i fundit nuk e dekretoi, në parlament gjatë fjalës Rama kishte një mllef të jashtëzakonshëm për ta grirë presidentin.”, u shpreh Nikoll Lesi në “Report Tv”.

Login to post comments