Basha: Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme ose nuk do të kemi zgjedhje

Tuesday, 13 November 2018 22:03

Në forumin “Trashëgimia e një Kancelari...”,ku u prezantua vepra për karrierën dhe jetën e kancelarit gjerman Konrad Adenauer, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte i prerë kur tha se pa garantimin e standardeve nuk do të ketë zgjedhje. Basha tha se vendi sot është në rrezik për shkak të lidhjeve të qeverisë me krimin, e cila tha ai i ka lënë në dorë bandave çdo sekor ekonomik dhe social.

30 qershori është dekretuar nga presidenti Ilir Meta, si dita kur do të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin vendor, por duket se deri atë ditë klima politike do të jetë e tensionuar ndërsa duket se në këtë situatë opozita pjesëmarrjen e ka me pikëpyetje. Kryetari i opozitës Lulzim Basha, i ka forcuar deklaratat se pa garantimin e standardeve nuk mund të ketë zgjedhje.

Basha: Nuk mund të ketë kompromis për zgjedhje të lira dhe të ndershme. O do të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme ose nuk do të kemi zgjedhje. Nuk mund të kemi kompromis për drejtësinë e pavarur, drejtësia është ose e pavarur ose e kapur.

Deklaratat e kreut të opozitës erdhën në forumin “Trashëgimia e një Kancelari...”, ku u prezantua vepra për karrierën e kancelarit Konrad Adenauer. Basha tha se opozita do të vijojë betejën e saj për mbrojtjen e demokracisë në vend.

Basha: Ta vazhdojmë deri në fund me kurajo prusiane betejën tonë për një Shqipëri demokratike të shtetit të së drejtës që është e vetmja rrugë për një Shqipëri europiane.

Kryetari i opozitës deklaroi se vendi është në rrezik për shkak të lidhjeve të krimit me qeverinë dhe kapjen e institucioneve të drejtësisë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...