Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklarimeve të përsëritura të kreut të qeverisë Rama në lidhje me çështjen ‘Tahiri’ dhe fajësinë e tij apo jo.
“Rama ç'hall ka, kush e ka kapur për fyti,ç'siklet e ka mbërthyer, që genjen paturpësisht për Tahirin dhe thotë që çeshtja është mbyllur”, shkruan Vasili në një shenim në rrjetet sociale duke shtuar në të njejtin postim edhe deklarimet e ambasadorit të BE në Tiranë i cili është shprehur sipas Vasilit se “nuk i kam parë qartë dokumentet, por ajo që mund të them është se autoritetet gjyqësore shqiptare, ende po hetojnë. Presim që ky hetim të përfundojë dhe pastaj të dimë çfarë mendojnë autoritetet sovrane shqiptare."
Postimi i Vasilit në facebook:
BE e qarte,po Edi Rama ku e kane zene per fyti qe genjen per Tahirin??
Rama ç'hall ka, kush e ka kapur per fyti,ç'siklet e ka mberthyer,qe genjen paturpesisht per Tahirin dhe thote qe çeshtja eshte mbyllur.
Ja çfare deklaron Rama:
"Nuk kërkoj falje për Saimir Tahirin dhe as për Fatmir Xhafajn jo e jo. Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinët në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani".
Ambasadori i BE ne Tirane Soreka publikisht deklarohet qarte dhe menyre koherente.
Ja se ç'deklaron Ambasadori i BE ne Tirane Soreka ne :
Pyetje:Çështja Tahiri është në qendër të vëmendjes, keni ndonjë koment për këtë?
“Pres që çështja të ecë, të përfundojë dhe të paraqiten rezultatet nga prokuroria sepse mendoj se është në interes të të gjithëve, përfshirë të akuzuarin, të kemi një formulim të qartë për atë që ka ndodhur.”
Pyetje:Por Tahiri pretendon se rasti i tij është mbyllur në Itali?
“Nuk i kam parë qartë dokumentet, por ajo që mund të them është se autoritetet gjyqësore shqiptare, ende po hetojnë. Presim që ky hetim të përfundojë dhe pastaj të dimë çfarë mendojnë autoritetet sovrane shqiptare."
Ja çfare kryeministri i kapur per fyti drejton qeverine.
Cdo koment tjeter eshte i panevojshem pasi mashtrimi publik i kryeministrit eshte teper i qarte.