Kryemadhi: Së shpejti fakte me zë dhe figurë si tjetërsohet vota

E Enjte, 15 November 2018 17:56

Duke folur gjatë një takimi me strukturat e LSI-së në Dibër, Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka paralajmëruar publikimin shumë shpejt të provave të tjera që vërtetojnë vjedhjen e votës nga ana e kësaj mazhorance.

Sipas saj së shpejti do ketë fakte me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota.

Kryemadhi theksoi se sot në Shqipëri qeveris një mazhorancë me vota të blera, pasi tashmë janë faktuar lidhjet e deputetëve dhe kryebashkiakëve të Rilindjes me botën e krimit.

 “Data e zgjedhjeve lokale është dekretuar dhe ne duhet të jemi të gatshëm për të përgatitur listën e këshilltarëve. Po përgatitemi dhe po konsultohemi dhe me partitë e opozitës për të zgjedhur kandidatët për kryebashkiakë. Strukturat tona të LSI duhet të fillojë rakordimin me PD dhe partitë e tjera të opozitës për listat e këshilltarëve. Unë nuk jam e bindur që do këtë vetëm zgjedhje vendore në qershor për shkak të situatës politike. Vendi është pushtuar nga kaosi dhe pasiguria. Ju keni parë se si Vangjush Dako komunikonte me bandat për të tjetërsuar votën. Do ketë fakte të tjera me zë dhe figurë se si tjetërsohet vota”- tha Kryemadhi.

Login to post comments