Ilir Meta flet për dekretimin e Sandër Lleshit

E Enjte, 15 November 2018 19:56

Në takimin e zhvilluar në konferencën ndërkombëtare të gazetarëve të Europës Juglindore “South East Europe Medi Forum”, Presidenti i Republikës Ilir Meta foli edhe për çështjen e dekretimit të Sandër Lleshit.

Pyetjes së gazetarëve Meta ju përgjigj se ai nuk do të përfshihet në debate, dhe se përgjigjen shqiptarët do të marrin në rrugë institucionale ditët e ardhshme.

“E di shumë mirë si funksionon procedura e emërimit të ministrit. Kam qenë kryeministër dhe kryetar Kuvendi dhe e di si funksionon. Në ditët e ardhshme do merrni përgjigje institucionale e korrekte dhe nuk kam ndërmend të përfshihem në debate”, deklaroi Presidenti Meta.

Login to post comments