Shenjat që tregojnë se Meta po shkon drejt një “JO” të dytë për Sandër Lleshin

Premte, 16 November 2018 12:12

Kreu i Shtetit, Ilir Meta duhet që ditën e sotme të vendosë nëse do të dekretojë Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

Meta e ka bërë të qartë, se për të çuar drejt Ministrisë së Brendshme, pengesa e vetme që duhet të kalohet është që ai të plotësojë Kushtetutën.

Ndërkohë, një ditë më parë Presidenti i deklaroi  se e njeh shumë mirë Kushtetutën e vendit në lidhje me dekretimin e ministrave dhe asnjë lloj presioni nuk mund të ndikojë tek ai për të shkelur Kushtetutën.

“Që ditën që kam pranuar këtë detyrë, e cila është detyra e lartë në vendin tonë dhe kam vënë dorë mbi Kushtetutë kam marrë përsipër të gjithë përgjegjësitë për të respektuar Kushtetutën. Për rastin konkret është krijuar një situatë, por jo nga mua. Jam i bindur që kam vepruar në interes të respektimit të Kushtetutës dhe interesit publik dhe kam për të gjitha përpjekjet e mia për të dhënë një zgjidhje të drejtë. Çështja e emërimit të një ministri, është një çështje që kërkon bashkëpunimin e tre institucioneve, Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit”, tha Meta mbrëmjen e së enjtes në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit.

Po ashtu, ditën e djeshme Kreu i Shtetit është shprehur se mund të jetë diçka shumë e lehtë që të firmosë që nxjerrë në lirim një gjeneral, pasi nëse niset si praktikë, mundet që ushtria jonë të ngelet pa drejtues.

“Në rastin në fjalë, sepse në qoftë se po themi, le të marrim një rast kur të gjithë gjeneralët sot gjejnë një vend pune, ku marrin rroga dy-tre herë më të larta se sa ajo që kanë, edhe mund të gjejnë në sektorin privat, sepse që të jesh gjeneral do të thotë të kesh disa aftësi të veçanta, dhe lënë ushtrinë, praktikisht ushtria ngelet vetë. Presidenti individualisht secilit do t’ia pranojë apo do t’ia firmosë këtë kërkesë për t’u liruar apo për të dalë në rezervë nga ushtria, por do të ngelet ushtria pa komandë. Kështu që kjo është arsyeja që shteti përveç Kushtetutës ka edhe ligjet ku këtë administrim të kësaj situate ia beson përveç ministrisë së Mbrojtjes, edhe Shtabit të Përgjithshëm.”, the Presidenti Meta.

Kjo është hera e dytë që kryeministri Edi Rama çon për dekretim emrin e Lleshit dhe më herët Meta kishte thënë se do të respektonte afatin e përcaktuar në Kushtetutë. 

Modifikuar më Premte, 16 November 2018 12:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...