I pranishëm në protestën e banorëve të Unazës së Re, deputeti i Partisë Demokratike, Dashamir Shehi, i ka bërë thirrje Edi Ramës dhe Erjon Veliaj që të dëmshpërblejnë banorët me çmimin e tregut tek Unaza e Re.
Gjithashtu i u ka bërë thirrje qytetarëve që të vijojnë qëndresën e tyre paqësore dhe për këtë do të kenë edhe mbështetjen e opozitës.
“Tirana nuk është e Ramës dhe e Veliajt është e gjithë shqiptarëve. Këta njerëz duhen dëmshpërblyer deri në fund. Ky kërkon ti kthejë Tiranës Enver Hoxhën, pasi vetëm Enver Hoxha të merrte shtëpinë dhe të dhunonte më pas. Ka 100 mënyra për ti dëmshpërblyer banorëve. Gjithë ato para që ka marrë ai me oligarkët e tij, nuk paska tepruar ndonjë lekë edhe për këta banorë. Këto shtëpi janë prej vitesh këtu. Veliaj të mbajë gojën kur tu drejtohet qytetarëve të Tiranës”, deklaroi Shehi.