Nga data 6 nëntor 2018, z.Sandër Lleshaj, (prej ditës së sotme jo më gjeneral i ushtrisë sonë), po ushtron detyrën e ministrit. Deri më sot, në asnjë numër të “Fletores Zyrtare” nuk gjendet ndonjë urdhër delegimi nga ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i vetmi autoritet shtetëror që mund ta bënte titullar të përkohshëm z.Lleshaj. Sipas nenit 29/3, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, “delegimi i kompetencave botohet në “Fletoren Zyrtare” ose në buletinet e njoftimeve publike”. Nëse ka urdhër delegimi të ish ministrit Fatmir Xhafaj, pse mbahet i fshehtë dhe nuk botohet në “Fletoren Zyrtare”. Nëse nuk ka, zëvendësministrat nuk mund të vetëorganizohen dhe as kryeministri nuk mund ta bëjë orientimin hierarkik të tyre.