Duke folur nga Saranda, në takimin me strukturat e LSI-së kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi qeverinë duke thënë se Rilindjes nuk i intereson anëtarësimi në BE. “Institucionet dhe ekonomia janë të kapur nga Krimi. Pa LSI-së shqiptarët nuk do të lëvizin të lirë në Evropë”, tha Kryemadhi, e ndërsa sa i përket bashkëpunimit me PD-në, Kryemadhi ka bërë me dije se do shkojnë bashkë në zgjedhje.
‘Ne jemi në një front dhe do shkojmë bashkë në zgjedhje. PD ka filluar punën në përzgjedhjen e kandidatëve që do jenë kandidatë fitimprurës përgjatë gjithë fushatës. Po ashtu edhe partia jonë LSI, kemi filluar punën dhe jemi në kontakt e bisedim për të bashkëpunuar e për të zgjedhur kandidatët’.