Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është dzhvilloi një takim me qytetarët e Beratit për prezantimin e platformës që sipas tij do të ndihmojë për çlirimin e politikës, zgjedhjeve dhe ekonomisë nga krimi.
Basha kërkoi që të futen në burg disa politikanë duke pretenduar se pa ndëshkuar këta persona nuk ka drejtësi.
“Edi Rama, Taulant Balla, Vangjush Dako, Saimir Tahiri dhe Qazim Sejdini duhet të shkojnë në burg. Këta politikanë kanë vjedhur votat, kanë lidhje me krimin. Nuk ka këtu të shkosh me makinë luksoze dhe të mbash konferenca shtypi, gjoja për qytetarët’, tha Basha.