Rama i jep kompanisë që lëvron paratë për Lindën 19 milionë euro

Hënë, 19 November 2018 22:21

Një tjetër rekord i zi në ndërtimin e rrugëve dhe vjedhjen e hapur që i bëhet parave të taksapaguesve shqiptarë. Bëhet fjalë për një segment rrugor që lidh pallatin me shigjeta me Sheshin Shqiponja. Përfitues i këtij tenderi është kompania “Ave Consulting” dhe pronari i saj është Arben Dervishi.
Drejtuesi i Departamentit të Mjedist në PD, Jamarbër Malltezi ka denoncuar përmes një psotimi në facebook se “Ave Consulting është kompania e Arben Dervishit që levron paratë për llogari të Linda Rames dhe Tan Lames
Postimi i plotë i Jamarbër Malltezit
1. Cmimi 19 milion euro per km = dyfish me i shtrenjte per km sesa Rruga e Kombit qe kish dhjetera km tunele & ura; (18 milione euro perlan Rama dhe 0 euro per banoret?!)
2. Kompani ndertimi te lidhura me Edi Ramen, pa eksperience te meparshme fare dhe pa gare;
3. Ave Consulting eshte kompania e Arben Dervishit qe levron parate per llogari te linda rames dhe Tan Lames. Lamja i dha 640,000 USD ketij per te bere foto ndertimesh te paligjshme per vec 83 dite ose kontrate fotosh ose gati 8000 dollare dita!!!
4. Ndryshimi i projektit ekzistues nuk u konsultua me askend te pavarur as me inxhinere transporti, as me urbaniste dhe as me komunitet.
5. Di njeri te thote pse shkelet ligji per lejet e mjedisit dhe VKM per degjesat publike?
Vjedhja me zgjerimin e Unazës së Re
Gjithkush e ka parë me çudi shfazimin e Erion Veliajt që ka pranuar ditët e fundit të marrë lehtësisht mbi vete etiketimet “racist”.

Kryebashkiaku që jemi mësuar ta shohim gjithnjë përmes klisheve idilike, duke mbajtur në krahë një fëmijë rom, duke i servirur një supë të ngrohtë një gjysheje të moshuar, duke ngritur gosti në datëlindjen e një aktori të madh, papritmas shpërtheu në terma jo të zakonshëm për gjuhën e tij, dukë përbuzur “shpellarët”, duke i krahasuar ata me dëmet që nazistët i bënë Tiranës dhe duke ironizuar të zbriturit në kryeqytet.
Dhe dyshimet janë se këto nuk kanë të bëjnë me lapsuse të pandërgjegjshme. Apo me një dalje nga kornizat e imazhit që i imponohet publikut përmes kasetave të gatshme që shpërndan zyra e tij e propagandës.
Ato duhen parë në kuadër të një serie “provokimesh” që po zhurmojnë me breshëri, që kur u hap afera e tenderimit të unazës së re. Ato duhen parë në sintoni me strategjinë e Edi Ramës për të nxitur debat rreth shembjes së shqiponjës, që kryeministri e konsideroi se një horror estetik. Lapsi.al i ka parë në këtë dinamikë:
Pas këtyre provokimeve të Ramës me disa statuse me radhë dhe të Veliajt në disa qendrime njëri pas tjetrit, shumëkush u mor me faktin se a i takon shefit të shumicës të jetë njëkohësisht edhe kryeesteti i shijeve të shqiptarëve. Të tjerë iu turrën kryebashkiakut për ligjërimin e tij fashistoid dhe për përbuzjen e njerëzve në hall.
Në fakt debati rreth asaj që po ndodh tek unaza e re u fokusua shumë tek këto aspeke, prodhoi shumë llafollogji dhe harxhoi shumë energji, duke i zënë hapësirën një debati real. Atij se, për ndërtimin e segmentit Pallati me shigjeta- Unaza e re, janë tenderuar 40 milionë euro vetëm për 2.2 Km rrugë. Dhe më keq akoma, se kjo gjë është bërë me një konkurencë fiktive dhe me një “garë”, ku realisht kanë marrë pjesë vetëm klientët e përzgjedhur në oborrin e Ramës.
Pra askush nuk na pengon pas zbulimit të këtij manipulimi, të mendojmë se ai kërkoi të fshihet nga një manipulim më i madh: Hapja e debatit të provokuar nga Rama për shëmtinë e shqiponjës dhe atij të nxitur nga Veliaj, për shpellarët apo sinazistët e rinj.
Rilindasit tashmë e kanë sofistikuar teknologjinë e mbivendosjes së debateve shterpë mbi ato reale, që vërtiten rreth vjedhjeve apo kriminalizimit të tyre.

Modifikuar më Hënë, 19 November 2018 22:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...