Vasili: Rama njësh me krimin, del kundër SHBA-së për Tahirin

Tuesday, 20 November 2018 21:36

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka deklaruar se Edi Rama ka dalë kundër SHBA-së duke mbrojtur Saimir Tahirin.

Sipas Vasilit, Ambasada amerikane është gjithmonë në krah të popullit shqiptar dhe kundër kriminelëve duke folur qartë për Tahirin por kryeministri nën shantazhin e krimit i mbrojti ata.

Postimi i plotë:

Edi Rama i kapur, del hapur kundër SHBA për Tahirin.Ambasada Amerikane në Tiranë duke qene si gjithmonë në krah te popullit shqiptar dhe kunder krimineleve dhe pushtetareve te inkriminuar, foli sot shume qarte per ta dhe per Tahirin.

Ndersa kryeministri i kapur per gryke dhe nen shantazhin e krimit te ulur ne pushtet mashtroi per Tahirin duke u bere njësh me veprimtarine kriminale ben deklarata per te cilat duhet te kishte ikur qe dje.
Ja cfare deklaron Ambasada e SHBA:

“Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin.”

Ja cfare deklaron paturpesisht kryeministri ne largim:

“Jeni ju që duhet t’i kërkoni falje Tahirit që kërkuat arrestimin mbi llafet e dy kriminelëve. Tani prokuroria italiane, nga më jakobinet në Europë dhe që bëri hetimet më të thella dhe që gjykata italiane i dha Saimir Tahirit pafajësinë e plotë për atë llum kazani.”

Kush degjon e beson më kete llum kryeminister dhe nuk degjon Ameriken do te thote qe nuk ka asnje respekt per veten.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...