Ç’kuptojmë kur Rama thotë: “Jam ma i miri prej krejtve”

E mërkurë, 21 November 2018 22:09

Nga Ilir Nikolla

Edi Rama e shpalli botërisht se ishte më i miri kryeministër i mbi një shekull shtet shqiptar apo kuazi-shqiptar. E shpalli në median gjermane dhe nuk dha hollësi, përveç zotësisë së tij për të prezantuar një furrë pjekjeje me baltë si një studio piktori.

Por ç’kuptojnë shqiptarët kur flasin për “Ramën, kryeministri më i mirë i shqiptarëve”?

Mendja të shkon tek garantimi i pavarësisë, tek mbrojtja nga ndonjë katallan që i ka dalë përpara fatit të kombit apo tek ndonjë iluminim kryeministror që u ka mundësuar të gjithëve të prosperojnë; pra të hanë sa të munden, të pijnë sipas stomakut, të lëvizin sa të kenë energji… dhe të tjerat t’i bëjnë sipas vendit dhe kuvendit.

Këta janë gurët e kufirit që vendosin politologët dhe ne vetëm këto njësi matëse kemi.

Po kur mendojmë për epokën e “Edi Ramës” si epoka e “kryeministrit më të mirë të Shqipërisë” ndodhemi para absurdit. Duhet të flasim për një qeverim pa gjurmë, për një shtet që veç heq dorë nga përgjegjësitë e veta, duke ua kaluar matrapazëve, dhe për një atmosferë superstrukture ku mbizotëron depresioni dhe braktisja.

Kryeministri më i mirë i shqiptarëve lë gjurmë që i kalojnë mandatet, që u bëjnë ballë fatkeqësive natyrore dhe që brez pas brezi vijnë duke u ridimensionuar.

Në rastin e Edi Ramës, për kryeministërllëkun e tij, na vjen në ndihmë edhe kryebashkiakllëku, edhe kryetarpartillëku. Në bashki, mbajmë mend veç qendërzimin e exchange-ve, duke shkatërruar tregun e valutës, pasi u blenë katet e para të pallateve, si dhe lagjen “Komuna e Parisit”, një shembull i plotë urban se si s’duhet bërë urbanizimi i një periferie.

Për Edi Ramën si kryetar partie, ajo që vënë re i madh e i vogël është mosprania e elitës universitare, zhdukja, jo vetëm e rithemeluesve të ’91-it, por edhe e nanoistëve të milleniumit të ri, si dhe e atyre që e kishin ndërtuar vetë karrierën partiake këto 3 dekada.

            Historia nuk e ndihmon Ramën (po të përjashtojmë trashëgiminë sigurimse të familjes së tij) të marrë kredite të pamerituara si i zoti i punës. Për aktualitetin, as që ia vlen të flasim, pasi maksistatistikat janë të frikshme. Thuajse gjysma e popullsisë është në rrezik për të rënë poshtë nivelit zyrtar të varfërisë, niveli i investimeve të huaja, si indikator i zhvillimit të qendrueshëm, është më i ulëti që nga 2004-a, kurse 80 përqind e të rinjve është e sigurt se do të qendrojnë në Shqipëri veç nëse s’do kenë asnjë mundësi tjetër për të ikur.

Atëhere, ku matet ky “kryeministri më i mirë i të gjitha kohërave” Edi Rama?

E masin klientët e qeverisë, pasuritë e tyre, aftësia për të shitur interesa shqiptare tek Serbia si dhe aftësia për të rrënuar çfarëdolloj arritjeje që kanë arritur shqiptarët në laicitetin e shoqërisë së tyre.

Edi Rama thotë se është kryeministri më i mirë i shqiptarëve, por emri i tij gjendet në tavolinat ku vendoset sjellja e tonelatave të plehrave kimike të të gjithë botës, gjendet aty ku flitet kundër presidentit të shtetit që është aleati strategjik i kombit dhe ç’është më tragjikja, është aty ku shpallet edhe shitja e territorit shqiptar në Mitrovicë, Kumanovë a gjetkë.

Qershia mbi tortë është bllokimi prej 2013-s i procesit të integrimit të vendit në BE.

Ky kryeministër u shfaq në politikë kur Shqipërisë ende po mendohej t’i jepej një status sui-generis që të anëtarësohej në BE përpara sesa të krijoheshin kushtet ekonomike në vend a në rajon dhe po kërkon përjetësinë në një moment kur në Evropë po flitet për një pamundësi që shqiptarët të anëtarësohen në BE, por duhet t’i bashkangjiten një Jugosllavie të re, të drejtuar nga Vuçiçi.

I kthehemi pyetjes: A është Edi Rama ma i miri prej krejtve?

Ma i damshmi ndoshta? Ma tradhtari ndoshta? Ma rrenci? Bajagi kandidat i fortë asht!

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...