Balliu: Ka protestues të plagosur, kanë frikë të shkojnë në spital se i arreston policia

E Enjte, 22 November 2018 11:55

Vazhdon protesta e banorëve të Unazës së Re tek Kuvendi.

Qytetarët kanë marrë megafonin dhe i janë drejtuar me thirrje të forta, qeverisë dhe deputetëve të PS që ndodhen brenda në Kuvend.

Ndërsa, deputeti i PD-së, Klevis Balliu ka shkuar në mbështetje të tyre, duke kërkuar që banorëve tu jepet e drejta e tyre.

“Çdo qytetar i Tiranës duhet të vijë këtu. Parlamenti duhet të flasë për këta banorë, por ajo është mbushur me banditë. Edi Rama kërkon përplasje me forcat e policisë së shtetit, por kjo nuk do të ndodhë. Edi Rama duhet të japë sqarime. Janë me dhjetëra banorë të plagosur, që kanë frikë që të shkojnë në spital, pasi kanë frikë se do të arrestohen.”, tha Balliu.

Modifikuar më E Enjte, 22 November 2018 15:16
Login to post comments