Basha: Do eleminojmë akcizën e naftës me ardhjen në pushtet

E Enjte, 22 November 2018 13:49

Kryetari PD, Lulzim Basha është shprehur se me ardhjen e tij në pushtet do të eleminojë në mënyrë të menjëhershme aksizën e naftës.

Në një takim me përfaqësues të biznesit për Buxhetin 2019, Basha theksoi se do rikthejë fashat e energjisë për të shtresat në nevojë dhe për prodhuesit, që sipas tij do të rrisin ekonominë shqiptare.

Lulzim Basha: "Një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në komoditetet që kanë të bëjnë me strukturën e ekonomisë, naftën, eleminimi i menjëhershëm i aksizës, apo le të themi i taksës së qarkullimit plus taksës së karbonit. 314 lekë të vjetra për litër, para që merren në mënyrë abuzive, paguajmë naftën më të shtrenjtë, shtrenjtojmë gjithçka në ekonomi, bëhemi më konkurues brenda dhe jashtë vendit. 

Po ku shkojnë këto para? Shkojnë për të bërë 20 milionë  kilometrin në unazë. Rikthimi i fashave mbrojtëse të energjisë për shtresat në nevojë dhe për prodhuesit. Çmimi i prodhimit të energjisë shqiptare nuk kalon 1 lekë, shitet me 9 deri në 13 lekë, 1300 % marzh fitimi, një skemat më korruptive, një nga skemat më kriminale të shtetit shqiptar është ajo e enegjisë. 

Ne besojmë se këto masa do të sjellin shpresë dhe besim në rradhë të parë tek sipërmarrja, në rradhë të dytë tek konsumatori. Do të ndezin motorët e ekonomisë, do ç'lirojnë energji pozitive, do rivënë në lëvizje kapitalin dhe do rrisim bazën mbi të cilën do mblidhen këto të ardhura.”  

Login to post comments