VIDEO e Turpit/ Mazhoranca e trafikut duartroket fjalimin e dhunës

E Enjte, 22 November 2018 15:44

Fjalimi skandaloz i kryeministrit që u bë shkak edhe i irritimit të protestuesve është shoqëruar herë pas here me duartrokitje nga ushtarët e tij në parlament. Rama thoshte që banorët e Unazës së re janë shpellarë dhe ovacionet e kënaqësisë vinin nga poltronët e kuvendit socialist.

Rama kërcënonte banorët që po protestonin dhe deputetët socialistë skuqnin duart nga duartrokitjet alla Enver Hoxha.

E habitshme se si këta ushtarë mund të jenë kaq të pacipë, veçanërisht deputetët socialistë të zonës së Unazës së re, që pasi u morën votat i lanë pas premtimet për legalizim, legalizim falas, pajisjen me certifikata të banesave të tyre, etj.

Siç mund ta shihni edhe në videon që nuk do shumë koment, nuk mund të kishte një mbyllje më të turpshme e fjalimit racor e antishqiptar të Ramës.

Login to post comments